Era favorizon përhapjen e flakëve/ Vatra zjarri aktive në Lurë

Era favorizon përhapjen e flakëve/ Vatra zjarri aktive në Lurë

13:36, 14/07/2024
A+ Aa A-

Në ditën e katërt të zjarreve në Gurë Lurë, vatrat janë drejt izolimit, ndërsa në terren janë angazhuar 98 forca zjarrfikëse dhe të emergjencave civile. Zjarri është i përhapur në dy drejtime, ndërsa vatrat janë drejt izolimit.

Forcat e Armatosura dhe ato operacionale, përkatësisht 50 dhe 48 pjesëtarë, u angazhuan në operacione duke izoluar flakët pjesërisht për shkak se kishte një shtrirje të madhe në gjatësi dhe terreni ishte i vështirë.

Nga raportimet mësohet se për shkak të erës është favorizuar përhapja e flakëve në sipërfaqe, çka duket se ka vështirësuar punën e ekipeve që janë në terren.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco