Një 60-vjeçar u plagos nga helika e gomones në Karaburun, policia arreston drejtuesin e mjetit lundrues

Një 60-vjeçar u plagos nga helika e gomones në Karaburun, policia arreston drejtuesin e mjetit lundrues

10:31, 14/07/2024
A+ Aa A-

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka vënë në pranga drejtuesin e një mjeti lundrues, pasi një ditë më parë një 60-vjeçar u plagos nga helika.

 Ngjarja ndodhi në Karaburun, ndërsa në pranga përfundoi 42-vjeçari me iniciale F.T nga Vlora dhe akuzohet për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje”.

Ndërkohë mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policise

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, ku në vendin e quajtur “Shën Jani”, Karaburun, u godit nga helika e një mjeti lundrues gomone, në det dhe mbeti i dëmtuar në këmbë shtetasi A. K., 60 vjeç, banues në Tiranë, ju bëjmë me dije se në përfundim të veprimeve proceduriale, nga strukturat e hetimit në DVP Vlorë u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit lundrues, shtetasit F. T., 42 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.

60-vjeçari aktualisht ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Mjeti lundrues gomone u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco