Shpërthim eksplozivi në Elbasan, një i ri plagoset rëndë

Shpërthim eksplozivi në Elbasan, një i ri plagoset rëndë

09:02, 14/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në Elbasan, ku një sasi eksplozivi ka shpërthyer në një pallat.

Burime zyrtare nga policia lokale kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.   

Nga ky shpërthim është plagosur rëndë një i ri, që banonte në hyrjen përballë, i cili është në gjendje të rëndë.

Policia Elbasan/ Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në lagjen ‘Haxhias’, në korridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse.   

Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale. Ndërkohë po nga shpërthimi është dëmtuar aksidentalisht nga dera e dhomës së tij shtetasi E. Th., rreth 26 vjeç, i cili banon në hyrjen përballë. 26-vjeçari momentalisht është jashtë rrezikut për jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e rastit, identifikimin e kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco