Makina e policisë përplas këmbësorin në bulevardin e Vlorës

Makina e policisë përplas këmbësorin në bulevardin e Vlorës

22:14, 13/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Makina e policisë ka shtypur një këmbësor.

Për fat të mirë, i plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, AMP ka nisur hetimet për punonjësin e policisë.

“Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën.

 Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave  të aksidentit”, njofton policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco