SYRI TV/ Hiqet ndriçimi në lulishten e Elbasanit, qytetarët: Parku është kthyer strehë për të droguarit

19:50, 13/07/2024
A+ Aa A-

Bashkia e Elbasanit ka shkëputur energjinë elektrike në lulishtën e qytetit.

Qytetarët që e frekuentojn këtë zonë sidomos gjatë periudhës së veresë shprehen të shqetësuar se për shkak të mungesës së ndricimit mund të përballen me rreziqe të ndryshme, pasi kjo lulishte po kthehet në streh të personave që konsumojnë drogë.

Qytetarët thonë se kanë bërë kërkesa të vazhdueshme në Bashki, por kërkesat e tyre kanë marrë si përgjigje vetëm neglizhencën.

SYRI TV

Prej më shumë se një jave qytetarë të Elbasanit janë duke frekuentuar lulishten e qytetit në errësirë të plotë.

Ndonëse në këto pasdite të nxehta kjo zonë vizitohet nga prindër me fëmij dhe të moshuar, ata ndjehen të frikësuar pasi pas perëndimit të djellit zor se mund të shohësh dhe të ecësh lirshëm.

Të shumta kanë qenë rastet ku fëmijë të cilët luajnë në lulishte, për shkak të mungesës së ndricimit janë penguar duke u lënduar, të moshuarit dhe prindërit shprehen se kjo situatë është shqetësuese duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të Bashkis Elbasan.

Errësira në lulishte po largon familjarët, por ajo tashmë është duke u kthyer në një ambjent komod për persona të cilët konsumojnë lëndë narkotike, ndërsa të moshuarit ndjehen të friksuar për shkak të pasigurisë në këtë zonë.

Lulishtja në qëndër të qytëtit ka qenë një lokacion tradicional për qytetarë të Elbasanit gjatë pasditeve të verës, ku kohët e fundit për shkak të errësirës ky ambjent është drejt degradimit. Pavarësisht kërkesave të shumta që i janë bërë Bashkisë së Elbasanit, ky institucion ende nuk ka marrë asnjë masë për ta sistemuar këtë zonë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco