Ndërron jetë sapo futet në ujë francezja në Koman

Ndërron jetë sapo futet në ujë francezja në Koman

17:13, 13/07/2024
A+ Aa A-

Ndërron jetë një shtetase franceze, u fut në liqenin e Komanit për t’u larë.

Gjatë kontaktit me ujin, 39-vjeçarja franceze ka pësuar aarrest kardiak.

Trupi i pajetë i shtetases franceze është transportuar drejt morgut të spitalit.

Njoftimi

Vau i Dejës/Informacion paraprak

Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dergohet në morgun e spitalit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorise ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco