SYRI TV/ Operacion antidrogë në Tiranë, 19 persona në pranga, shkatërrohet grupi që shpërndante drogë

19:07, 12/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Tiranës ka goditur nje grup kriminal që shpërndanin kokainë e heroinë  pranë ambienteve të shkollave ne kryeqytet.

Në propagandë 19 persona, ndërsa 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Gjatë operacionit u sekuestruan sekuestruar 1.2 kilogramë kokainë, disa doza kanabis e heroinë dhe shuma të mëdha parash.

SYRI TV

1.2 kilogramë kokainë e sekuestruar, 19 persona të arrestuar dhe 5 në kërkim. Është ky bilanci i një operacioni të zhvilluar nga Policia e Tiranës në kuadër të operacionit ‘Tempulli 3’.

Grupi prej 24 personash, mes të cilëve dhe 3 femra sipas drejtorit të Policisë së Tiranës, Tonin Vocaj shiste lëndë narkotike kanabis, kokainë dhe heroinë në zona pranë shkollave dhe në lagje të ndryshme të Tiranës.

Nga hetimet e policisë ka rezultuar se pjesë e këtij grupi ishte dhe Armando Xheladini, i arrestuar në muajin maj për një vrasje në Greqi.

Kevi Hida, Durim Kurti, Orterio Vila, Hamza Firi, Florjan Gjuta, Vasjan Xhaferllari, Armando Xheladini, Osman Idrizi, Ledio Koçi, Mariglen Kushe, Kevin Hoxha, Rezart Maqellara, Matias Selmani, Ramazan Shima, Denis Guci, Rudina Dajlani (Sopoti), Elvira Bushaj, Ardi Shehu, Brisea Kallushi

Përveç kokainës, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe shuma të konsiderueshme parash, 5 automjete dhe 12 celularë. Ndërkohë po vijojnë hetimet dhe për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë .

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco