Vritet 24-vjeçari në Tropojë pas një sherri masiv, policia manipulon lajmin

Vritet 24-vjeçari në Tropojë pas një sherri masiv, policia manipulon lajmin

10:40, 12/07/2024
A+ Aa A-

Një sherr për motive të dobëta, në të cilin u përfshinë të paktën 8 persona, çoi në vrasjen e një djali të ri në Tropojë dhe plagosjen e 2 të tjerëve.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:00 të së enjtes në një lokal.

Sipas policisë, një 40-vjeçar goditi me thikë 3 persona, një 45-vjeçar dhe 2 vëllezër të moshës 32 dhe 24 vjeç. Si pasojë e plagëve, 24-vjeçari humbi jetën në spital. Për ngjarjen e rëndë policia arrestoi 5 persona. Ndërsa autori i dyshuar i vrasjes dhe plagosjes së dyfishtë u shpall në kërkim.

“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit:

-A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”;

-A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”;

-J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. 

Gjithashtu, vijojnë kërkimet intensive për kapjen e shtetasit S. S”, thuhet në një njoftim të Policisë së Kukësit.

Edhe pse bëhet fjalë për një vrasje, ngjarja u raportua dje si plagosje.

Ndërsa në lajmin e parë të publikuar zyrtarisht sot, policia u shpreh se ngjarja ka ndodhur në Kukës, por gjatë minutave në vijim e kanë ndryshuar versionin duke theksuar se krimi ka ndodhur në Tropojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco