Do vriste ish-deputetin e PS, lihet në burg vëllai i ish-ligjvënësit socialist

Do vriste ish-deputetin e PS, lihet në burg vëllai i ish-ligjvënësit socialist

09:39, 12/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka vendosur të lejë në qeli, Xhelal Rrajën vëllain e ish-deputetit të PS-së, Rrahman Rraja.

Ditën e sotme Xhelal Rraja u njoh me masën e sigurisë ndaj tij, dhe gjykata vendosi lënien në fuqi të masës së sigurisë ‘arrest në burg’.

Ai është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim si pjesë e operacionit “Revanshi”, nën akuzë për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal dhe për sigurim të kushteve për të kryer vrasje.

Rraja ishte pjesë e grupit të Durim Bamit dhe Endrit Dokles. Në dosjen e SPAK, ai rezulton se ka tentuar eliminimin e ish-deputetit socialist Arben Ndoka.

Sipas prokurorëve, “shtetasi Xhelal Rraja ka pasur rolin e organizimit të personave që do të kryejnë ekzekutimin e shtetasit Arben Ndoka.”

Në një nga bisedat e tij me shtetasin Durim Bami, Rraja e informoi këtë të fundit për një vizitë që ish-deputeti socialist Arben Ndoka do të bënte në Tiranë për ngushëllimin e familjes së një zyrtari të drejtësisë të ndrarë nga jeta për shkaqe natyrore, gjë që supozohej se përbënte një mundësi për ta vrarë.

Bami inspektoi vendin ku pritej të bëhej atentati panë fakultetit të Gjuhë-Letërsisë në Rrugën e Elbasanit dhe cakton Marklen Hakën për të bërë vrasjen.

Plani dështoi për shkak se Ndoka nuk vajti për vizitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco