Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e makinës luksoze, procedohet i riu

09:10, 12/07/2024
A+ Aa A-

Një 27- vjeçar është proceduar penalisht nga policia në Vlorë, pasi bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e mjetit me vlerë 60 mijë euro për të përfituar kompensim nga kompania e siguracionit.

NJOFTIMI ZYRTAR

Vlorë

Bëri kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij me vlerë 60 000 euro, për të përfituar  kompensimin me të njëjtën vlerë, procedohet penalisht 27-vjeçari.   

Gjendet i fshehur në një garazh dhe sekuestrohet automjeti i 27-vjeçarit.  

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. Ç., banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro, organizuan punën për zbardhjen e këtij rasti.   

Nga veprimet hetimore, bazuar dhe në pamjet filmike të siguruara, rezultoi se shtetasi K. Ç. kishte bërë kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, me qëllim përfitimin e kompensimit me vlerën 60 000 euro, nga kompania e siguracionit të automjetit.

Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. Ç., 27 vjeç, banues në Itali.    

Si rezultat i kontrolleve të kryera në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 4, u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, automjeti tip “Range Rover”, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.   

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco