Zjarret rrezikojnë Gjirokastrën, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe ushtria

Zjarret rrezikojnë Gjirokastrën, ndërhyjnë zjarrfikësit dhe ushtria

07:40, 12/07/2024
A+ Aa A-

Prej disa ditësh në kullotat në lartësitë e Malit të Gjerë kanë qenë aktive disa vatra zjarri, ndërsa flakët po përparojnë me shpejtësi në drejtim të Gjirokastrës dhe rrethinave. Advertisement -

Orët e para të ditës së premte zjarrfikës, efektiva të ushtrisë dhe vullnetarë kanë ecur rreth 4 orë me këmbë për të nisur operacionin për shuarjen e tyre.

Vatra më problematike e zjarrit ka hyrë nga territori i Bashkise Delvine dhe po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës.

Në operacionin për shuarjen e saj janë përfshirë 11 forca të efektivit zjarrfikes Gjirokastër, 34 forca vullnetare të Bashkisë Gjirokastër dhe 50 efektivë të ushtrise. Zjarri ka një shtrirje rreth 2 km dhe për shkak të terrenit të thyer po ndërhyet me pompa shpine dhe mjete rrethanore për shuarjen e tij

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco