Ushtroi dhunë ndaj babait, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

Ushtroi dhunë ndaj babait, arrestohet 33-vjeçari në Lushnjë

13:26, 11/07/2024
A+ Aa A-

Arrestohet një person dhe procedohen tre të tjerë në Fier. Mësohet se është arrestuar në Lushnjë 33-vjeçari A.K pasi ka dhunuar babain e tij i cili ka urdhër mbrojtjeje.

Janë proceduar të lirë tre persona për vënie bastesh sportive, dhunë si dhe humbja e kontrollit të motomjetit në rrugë. Gjithashtu është shpallur në kërkim 35-vjeçari D.Sh pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses.

Njoftimi i Policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Fier   

Gjithashtu, u arrestua shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje.  

Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

-Sh. B., 49 vjeç, banues në lagjen "Afrim i Ri", pasi në lokalin e tij janë gjetur dhe sekuestruar 2 celularë me faqe bastesh sportive; 

-H. T., banues në fshatin Kafaraj, pasi ka goditur me grusht një shtetas, për motive të dobëta.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi D. Sh., 35 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Policia Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. B., 57 vjeç, banues në fshatin Kallm, pasi duke drejtuar një motomjet, ka humbur kontrollin dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi L. B. ndodhet në spital, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco