Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta në konferencë për mediat

‘Nuk e rriti për ta futur në dhe’’- E ëma e autorit fajëson nusen: I kërkoj falje nënës së Xhimit, por s’e vrau djali im! Ajo i përdori të dy

‘Nuk e rriti për ta futur në dhe’’- E ëma e autorit fajëson nusen: I kërkoj falje nënës së Xhimit, por s’e vrau djali im! Ajo i përdori të dy

12:59, 11/07/2024
A+ Aa A-

Nëna e 39-vjeçarit, Xhuljano (Marjus) Miho, i cili mbrëmjen e 5 korrikut masakroi me thikë Xhimi Bakajn në lagjen “11 Janari”  në Fier, i ka shprehur ngushëllimet familjes së viktimës, ndërsa ka fajësuar nusen e saj për krimin e rëndë që ka ndodhur.

Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti në News24, e ëma e autorit të krimit u shpreh se “Pse e mori Xhimin në qafë ajo vajzë”, referuar bashkëshortes së Xhuljanos, e cila pasi ishte ndarë nga 39-vjeçari kishte nisur lidhje me viktimën dhe ishte shtatzënë me këtë të fundit.

“Asaj nënë i kërkoj lutje, falje me dorë në zemër ngushëllime të sinqerta. Por djalin s’ta vrava unë, s’ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë”, i drejtohet ajo me një mesazh nënës së viktimës.

Vjehrra e 27-vjeçares, e cila kishte 3 fëmijë me Xhuljano Mihon, tregoi se nusja kishte qenë e martuar për 2 vite me një tjetër person. Ndërsa ka rrëfyer edhe momentin kur është përballur në rrugë me viktimën rreth dy muaj para vrasjes.

“E rriti me mundime, e bëri djalë 2 metër, jo për ta futur në dhe’, por për ta gëzuar ajo nënë, për të krijua familje që meritonte, jo një nuse që kishte qenë 2 vite e martuar me burrin e parë dhe pastaj 9 vite me djalin tim dhe pastaj shkoi tek Xhimi. Pse e mori Xhimin në qafë ajo vajzë, pse e mbuloi me të zeza atë familje, pse me dorën e djalit tim.

Është dhimbje e madhe për ne sa të jem gjallë. Asaj nënë i kërkoj lutje, falje me dorë në zemër ngushëllime të sinqerta. Por djalin s’ta vrava unë, s’ta vrau djali im, ajo i përdori të dy djemtë.

Me viktimën jam përballur 2 herë, më 15 maj më ka nxjerrë burri dhe djali sepse kam probleme shëndetësore.

Viktima na del përpara tek Prefektura, në njërin krah kisha djalin dhe në krahun tjetër kisha burrin, i tha djalit “Pse më ke sharë mbrëmë? Jo i tha djali ku të kam sharë? Më tha ajo që ke sharë kur erdhe të takoje fëmijët.

Siç kisha dorën e kapa për krahu dhe i thashë “Mor bir, ti merre gruan me 3 fëmijë, i prishe familjen, edhe mbase të ka sharë’. Një shok i tij vinte me makinë vërdallë, i thashë ‘me këtë që bëj, do të lajmëroj policinë’.

Më tha “Unë në polici ju fus që të mos shikoni dritën e diellit me sy”. I thotë bashkëshorti “Nuk jemi për këtë punë, e more gruan e tij, ta gëzosh, na lër të qetë.”

Ne u ndamë me të dhe ikëm, shkuam në lokal dhe biseduam, kaq mbaroi”, tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco