Gjykata e Lartë e la në burg përjetë, Dajti kërkoi lirimin! Dështon seanca ndaj vrasësit të 4 policëve

Gjykata e Lartë e la në burg përjetë, Dajti kërkoi lirimin! Dështon seanca ndaj vrasësit të 4 policëve

12:45, 11/07/2024
A+ Aa A-

Ka dështuar seanca gjyqësore ndaj Dritan Dajtit në Elbasan.

Autori i vrasjes së 4 policëve, kërkoi shoqërimin në Gjykatës, por kërkesa e tij nuk u pranua për arsye sigurie.

Kryerja e seancës me video konferencë ka dështuar pasi mungonin kushtet teknike.

Dritan Dajti kërkoi më 5 korrik drejtorit të burgut të Peqinit të kryejë procedurat e lirimit pasi thotë se në 4 korrik 2024 ka përfunduar ekzekutimi i vendimit të dënimit me 25 vite burg.

Ndërkohë në kërkesën e tij Dajti nuk përmend vendimin e Gjykatës së Lartë marrë pak ditë më parë që zhbëri vendimin e Apelit që e dënonte me 25 vite burg dhe riktheu dënimin e tij me burg përjetë.

Ai është fajtor për vrasjen e efektivëve Kastriot Feskaj, Altin Dizdari, Sajmir Duçkollari dhe Fatos Xhani, ngjarje e shënuar më 7 gusht të vitit 2009, në Durrës, gjatë një operacioni për arrestimin e tij.

Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e  përfundimit të ekzekutimit të vendimit të dënimit me 25 vjet burgim.

‘Nga përmbajtja e shkresës ‘Dinamika e vuajtjes së dënimit për të dënuarin’ rezulton se nga data e arrestimit, datë 07.08.2009, deri më datë 30.04.2024 i dënuari ka vuajtur gjithësej 24 (njëzet e katër) vjet, 8 (tete) muaj e 13 (trembëdhjetë) ditë’, thuhet në kërkesën për lirim nga qelia.

Gjithashtu, Dritan Dajti dhe avokati i rij Alban Kapxhiu, i kanë bërë kërkesë më 4 korrik 2024 drejtorit të burgut të Peqinit lëshimin e urdhërit per kryerjen e procedurës se lirimit.

‘Por siç rezulton ne fakt, ndonëse Dritan Dajti e ka përfunduar ekzekutimin e vendimit të dënimit me 25 vjet burgim, Drejtori i I.E.V.P.Peqin, z. Florenc Doka, ende nuk e ka nxjerre urdhrin me shkrim qe personeli i institucionit te kryej veprimet për lirimin e tij’, thuhet në shkresë.

Por vendimi i Gjykatës së Apelit për dënimin me 25 vite burg të Dritan Dajtit është rrëzuar nga Gjykata e Lartë, e cila ka rikthyer në burg përjetë me një vendim të datës 11 qershor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco