Lajmi i fundit

LIVE/ Ilir Meta në konferencë për mediat

EMRAT/ Aksident në aksin Berat- Lushnje, 4 persona dërgohen në spital

12:05, 11/07/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në aksin nacional. Berat-Lushnje, në fshatin Moravë.

Ka qenë automjeti tip Toyota që i ka prerë rrugën një makine me targa gjermane, ku udhëtonte familja Berberi.

Mësohet se Ëngjëll Berberi, bashkëshortja e tij dhe dy fēmijët 14 dhe 9 vjeç, kanë përfunduar në kanal. Ata janë transportuar drejt Repartit të Urgjencës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku po marrin mjekim.

Mjekët e spitalit të Beratit konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe se të katërt kanë pësuar shembje në pjesë të ndryshme të trupit.

Mësohet se drejtuesi i mjetit që shkaktoi aksidentin,shtetasi Brahim Agalliu, është shoqëruar në polici për të dhënë deklarimet në lidhje me ngjarjen, ndërkohë që konfirmohet se nuk nga testi Drager, nuk ka rezultuar me prezencë alkooli.

Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të shumtë të policisë rrugore, që po kryejnë edhe këqyrjen e vendit të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco