Lajmi i fundit

EMRAT/ Arrestime e të shpallur në kërkim, kush janë personat e përfshirë në vrasje e krime në Elbasan, Rrogozhinë ...

EMRI/ Arrestohet autori i atentatit që tronditi Don Boskon, i gjendet arma

EMRI/ Arrestohet autori i atentatit që tronditi Don Boskon, i gjendet arma

11:54, 11/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Durrësit ka vënë në pranga Andrea Bregasin, autorin e dyshuar të atentatit që tronditi “Don Boskon”.

33-vjeçari është arrestuar në hyrje të një pallati në në Durrës, ndërsa ishte i shpallur në kërkim për atentatin e dështuar.

Gjatë arrestimit, atij iu gjet arma e zjarrit me krehrin dhe 9 fishekë.

“Nga kontrolli në çantën e 33-vjeçarit, shërbimet e policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, që posedohej pa leje. Në vijim, pas verifikimeve rezultoi se shtetasi A. B. ishte në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë”, njofton policia.

Në dhjetor të vitit 2023, Bregasi qëlloi me pistoletë automjetin që drejtohej nga Rudolf Zefi.

42-vjeçari menjëherë lajmëroi policinë, teksa fatmirësisht asnjë nga plumbat nuk prekën drejtuesin e mjetin dhe dy pasagjerët.

Andrea Bregasi u largua në këmbë pas ngjarjes, ndërkohë që është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë në këtë zonë.

Asokohe autori kishte pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi ka vuajtur dënimin me grabitje me armë.

Policia vendosi 5000 euro shpërblim për çdo informacion të vlefshëm që do të çonte në kapjen e autorit, i cili ra sot në pranga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco