Itali/ Kapen 80 kg kokainë, në pranga shqiptari

Itali/ Kapen 80 kg kokainë, në pranga shqiptari

07:54, 11/07/2024
A+ Aa A-

Një 52 - vjeçar shqiptar është arrestuar në komunën Brignano Gera d’Adda në provincën e Bergamos me akuzën e trafikut të kokainës.

Në zotërim të tij janë gjetur rreth 80 kg kokainë e 35 mijë euro cash.

Droga e konfeksionuar në 74 pako u gjet në banesën e shqiptarit dhe në dy automjetet e tij të parkuara në garazhd.

Automjetet ishin të pajisura me sistem manipulimi për të fshehur drogën.

Shqiptari u ndalua pas një kontrolli rrugor analize risku bërë nga Policia e krimit ekonomik reparti Antidrogë i Guardia di Finanza.

Në automjetin e shqiptarit u gjetën gjurmë lëndësh narkotike qe çoi më pas në kontrollin e banesës së tij e të garazhdit.

Kokaina e konfeksionuar në 74 pako u gjet fshehur në dy automjete të parkuara në garazh.

Në banesë u gjetën dhe rreth 35 mijë euro cash.

Sipas antidrogës italiane vlera e shitjes në treg i 80 kg kokainë do të ishte rreth 8 milionë euro.

52 -vjeçari shqiptar është vënë në masë arrestimi në burg./Alba Kepi/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco