VIDEO/ 70 vatra, zjarret shkrumbojnë jugun e Shqipërisë, flasin ekspertët

11:40, 10/07/2024
A+ Aa A-

Shemsi Prençi, ish drejtues i Emergjencave Civile dhe Luan Kapaj shef i zjarrfikëses në Vlorë, të ftuar në Kafe Shqeto në Syri Tv, komentuan situatën problematike me zjarret në Shqipëri.

"Ka të bëjë me përgjegjshmërinë e një institucioni apo qeverie për të zvogëluar rriskun edhe në raport me paralajmërinin e universitetit të Kombeve të Bashkuara dhe njoftimeve periodike të agjensie të ndryshme botërore euorpiane por dhe të Shqipërisë në lidhje me rriskun ndaj fatkeqësive, paralajmërimi i hershëm për programet për rrsikun e zjarreve në Shqipëri, apo të reshjeve, rrëshqitjeve të tokës pra të gjitha.

Shqipëria është një vend me rrisk te lartë me fatkeqësite e natyrës duke filluar nga tërmeti, zjarret, përmbytjet për shkak te pozicionit gjeografik" u shpreh Preçaj.

"Dua të përmend ndërhyrjen që bën struktura e shërbimit zjarrfikës sese ndërhyrja në momenitn e parë është jetike. Por jo vetëm dëmet që i shkakton ky zjarr po ka disa faktorë që çojnë në përhapjen e shpejtë të zjarrit, si era, terreni, temepraturat që ndikojnë në përhapjen e menjëhershmë", shtoi Kapaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco