KLP me rregullore të re për procedimin disilpinor të gjyqtarëve e prokurorëve

KLP me rregullore të re për procedimin disilpinor të gjyqtarëve e prokurorëve

10:21, 10/07/2024
A+ Aa A-

Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka miratuar rregulloren e cila parashikon bashkimin e bashkimin e procedimeve disiplinore në rastet kur një prokuror dhe një gjyqtar, janë të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore.

Vendimi i Këshillit të Lartë i Prokurorisë u mor në mënyrë unanime gjatë mbledhjes së zhvilluar sot. Në mbledhje ishin të pranishëm 9 anëtarët e KLP, si dhe përfaqësues të projektit “EU 4 Justice”.

“Me propozimin e Komisionit të Disiplinës, pas një pune të gjatë të bërë nga ky komision, së bashku me ndihmën e ekspertëve të projektit “EU 4 Justice”, Këshilli miratoi me votë unanime rregulloren “Për bashkimin e procedimeve disiplinore në rastet kur një prokuror dhe një gjyqtar, janë të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore”.”, njofton KLP.

“Në bazë të kësaj rregulloreje, një prokuror dhe një gjyqtar do të konsiderohen të përfshirë në të njëjtën shkelje disiplinore kur, duke u mbështetur në të njëjtat fakte, ata kryejnë të njëjtën shkelje ose një shkelje të ngjashme që, për shkak të natyrës së saj, mund të konsiderohet ekuivalente, duke marrë parasysh pozicionet dhe përgjegjësitë profesionale të ndryshme të personave të përfshirë. Gjatë kësaj mbledhjeje Këshilli vendosi unanimisht edhe miratimin e 2 Caktimeve të Përkohshme”, vijon njoftimi.Po ashtu, gjatë mbledhjes së KLP, u vendos që Petrit Çano të ushtrojë përkohësisht funksionin e drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Gjirokastër dhe Ermira Manelli, të caktohet përkohësisht prokurore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Elbasan.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco