VIDEO/ 1.5 milionë euro kokainë nga Gjermania drejt Italisë, në pranga shqiptari e italiani

18:42, 09/07/2024
A+ Aa A-

Guadia di Finanza Italiana ka vënë në masë ndalimi një shqiptar e një italian të kapur në flagrancë me 8.6 kg kokainë e cila po trafikohej nga Gjermania drejt Italisë.

Vlera e kokainës sipas Finacës italiane do të sillte një fitim tregu prej mbi 1.5 milionë euro.

Droga ishte e konfeksionuar në 8 pako fshehur në pjesën e poshtme të bagazhit pranë rrotës rezervë.

Dy korrierët e drogës u ndaluarn pas një kontrolli rutinë rrugor në rrugën provinciale  të Bolzanos.

Ata po udhëtonin nga Shtutgardi në Itali e në momentin e ndalimit nuk mundën të justifikojnë motivet e vizitës së tyre në Gjermani.

Guardia di Finanza Italian shprehet se po vijojnë hetimet për të zbardhur bashkëpunëtorët e kanalet e sigurimit të kokainës.

Sipas Financës ky operacion mundi të ndërpresë një rrugë furnizimi droge mes Gjermanisë e Italisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco