SYRI TV/ Zjarret në vend, Kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara: Shumica e vatrave vijnë nga dora njeriut

17:14, 09/07/2024
A+ Aa A-

Shqipëria në javën që lamë pas ka pasur 70 vatra zjarri.

Kreu i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara në një intervistë për Syri Televizion thotë se zjarret kanë ardhur dora e njeriut por pa përcaktuar nëse janë të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Por në çdo rast thotë ai, djegia e një parcele është vepër penale dhe për të shmangur penalitetet çdo qytetar duhet të marrë leje për të bërë djegien sipas rregullave përkatëse, duke shmangur në këtë mënyrë dhe dëmet që mund të vijnë nga pakujdesia. 

SYRI TV

 

Djegia e një parcele qoftë ajo dhe pronë private është vepër penale, por për të shmangur penalitetet çdo qytetar duhet të bëjë kërkesë në organet kompetente.

Kjo është thirrja që ka Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës, Arben Cara për të gjithë qytetarët.

Në një intervistë për Syri Televizion, Cara thotë se nëse djegia bëhet me leje dhe duke respektuar rregullat e përcaktuara shmang penalitetet ligjore por dhe zjarret nga pakujdesia. 

Shqipëria në javën që kaloi sipas kreut të Shërbimit Zjarrfikës kishte 70 vatra zjarri.

Cara thotë se shumica e këtyre zjarreve ka ardhur nga dora e njeriut, por thekson se nuk e përcakton dot nëse kanë qenë të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Arben Cara ka dhe një thirrje për prokurorinë që po heton personat e arrestuar për zjarrvënie të qëllimshme.

Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës thotë se tashmë shërbimi zjarrfikës në të gjithë vendin ka rreth 1300 zjarrfikës, shtuar këtu dhe grupet vullnetare që janë krijuar për periudhën e verës.

Por numri më i madh zjarreve u shpreh Cara është në jug të vendit.

 

 

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco