EMRI/ Falsifikoi dokumentet për të studiuar në Akademinë e Sigurisë, arrestohet polici

EMRI/ Falsifikoi dokumentet për të studiuar në Akademinë e Sigurisë, arrestohet polici

11:47, 09/07/2024
A+ Aa A-

Gjergj Gjeloshi, një efektiv policiie, është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

29-vjeçari ka rezultuar se ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

NJOFTIMI ZYRTAR

Në funksion të procedimit penal, referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar “Urdhërin e ndalimit të të dyshuarit për një krim” ndaj oficerit të policisë, Inspektor GJ.GJ., 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumenteve”, “Falsifikimi i dokumenteve shkollore” dhe “Falsifikimi i vulave / stampave dhe formularëve”.

Nga hetimet e kryera nën drejtimin e Prokurorisë, ka rezultuar se ai ka falsifikuar dokumentacione shkollore me qëllim përfitimin e padrejtë të studimeve në Fakultetin e Hetimit të Krimit në Akademinë e Sigurisë.

Vazhdojnë hetimet e thelluara për implikim të personave të tjerë në këtë veprimtari të kundraligjshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco