Zjarr në një zonë në Finiq, forcave zjarrfikëse u vjen në ndihmë edhe një helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarr në një zonë në Finiq, forcave zjarrfikëse u vjen në ndihmë edhe një helikopter për shuarjen e flakëve

10:58, 09/07/2024
A+ Aa A-

Një vatër zjarri ka përfshirë një zonë me pemë frutore në Muzinë , Finiq.

Sipas informacioneve flakët e zjarrit janë thuajse në kufi me Dropullin.

Teksa në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Finiqit, Delvinës dhe Gjirokastrës.

Në ndihmë ka ardhur edhe një helikopter i cili po ndihmon për vënien e situatës nën kontroll.

Ndërkohë që edhe era ka ndihmuar në përhapjen e flakëve, çka ka bërë që të vështirësohet puna e forcave zjarrfikëse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco