Zjarri në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri Cougar dhe 30 efektivë për të shuar flakët

Zjarri në Dropull, Ministria e Mbrojtjes: Helikopteri Cougar dhe 30 efektivë për të shuar flakët

09:23, 09/07/2024
A+ Aa A-

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në fshatrat e Bashkisë Dropull. Ministri Niko Peleshi njoftoi se drejt vatrave të zjarrit për shuarjen e flakëve janë dërguar rreth 30 efektivë të Forcave të Armatosura dhe helikopteri Cougar.

Megjithatë mëngjesin e kësaj të marte raportohet se zjarri ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të Finiqit. Për të shuar flakët po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet.

“Helikopteri Cougar dhe rreth 30 efektivë të Forcave Të Armatosura janë riangazhuar mëngjesin e sotëm në operacionin për shuarjen e zjarrit intensiv në fshatrat e bashkisë Dropull, por ka krijuar problematikë edhe në fshatrat Pecë dhe Kardhikaq të bashkisë Finiq.

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile po punohet me forcat dhe automjetet zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Sarandë, Dropull, Gjirokastër dhe Përmet për të stabilizuar situatën e krijuar prej ditës së djeshme”, njoftoi Peleshi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco