Greqi/ Të shtëna me armë nga Audi në drejtim të Smart-it, plagoset 22-vjeçari shqiptar! I riu braktiset në rrugë nga drejtuesi i mjetit ku udhëtonte

Greqi/ Të shtëna me armë nga Audi në drejtim të Smart-it, plagoset 22-vjeçari shqiptar! I riu braktiset në rrugë nga drejtuesi i mjetit ku udhëtonte

07:50, 09/07/2024
A+ Aa A-

Një 22-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë në orët e para të mëngjesit në Peristeri.

Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në orën 02:20 të mëngjesit në rrugën Dodekanision.

Raportohet se persona që udhëtonin me një mjet tip Audi kanë qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip Smart.

Nga të shtënat mbeti i plagosur lehtë në kofshë 22-vjeçari shqiptar, i cili ishte pasagjeri i Smart.

Shoferi i Smart-it e braktisi 22-vjeçarin të mbuluar me gjak dhe u zhduk.

I riu është dërguar me autoambulancë në spital, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbardhur detaje nga ngjarja, si edhe personat që ndodheshin në të dy mjetet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco