SYRI TV/ Vijon denoncimi për mikrokreditë, Viktor Përleka: Ma 5-fishuan vlerën

20:41, 08/07/2024
A+ Aa A-

 

Denoncimet e qytetarëve për fryrjen me disafish të kredive të tyre, vijojnë në dyert e drejtësisë.

Viktor Përleka thotë se nga  detyrimi prej 4 milion lekësh të vjetra, përmbaruesit i kërkojnë 22 milionë, ndërsa i kanë bllokuar prona e paga në llogaritë bankare.

SYRI TV

Viktor Përleka nga Fushë-Kruja pretendon se kredia e tij e 2010n është pesëfishuar pas shitjes nga një bankë e nivelit të dytë tek MicroCredit Albania, dhe përmbaruesit i kanë ndërhyrë tek llogaritë bankare të tij dhe familjarëve duke iu bllokuar pagat dhe të ardhurat si dhe banesën e çdo pronë në emër të tij i është bllokuar.  

 Nga 4 milionë lekë të vjetra që ka detyrimin Përleka thotë se detyrimi I tij ka arritur në mbi 22 milionë, ndërsa  thotë se Gjykata e Apelit ka vendosur në favor të tij.

Qytetari thotë se nga përmbaruesit ka marrë kërcënime e shantazhe me bllokime pronash.  Ai u paraqit për të bërë kallëzim në SPAK, por kjo e fundit I komunikoi ti drejtohet me postë.

Denoncimi i Përlekës vjen vetë, një javë pasi qytetari Pal Trashaj i dha fund jetës me fostoksinë në dyert e SPAK pasi askush se priti apo ti jepte një zgjidhje në kalvarin disa vjeçar të denoncimeve

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco