SYRI TV/ Mashtrimi 7 mln euro, dënohen 2 nga 13 të pandehurit

19:07, 08/07/2024
A+ Aa A-

Gjykata e Posaçme ka dënuar vetëm 2 nga 13 të pandehurit për dosjen e call centerave me vlerë mashtrimi 7 milion euro, ku në krye të skemës qëndronte Erjon Kasmi.

GJKKO e dënoi këtë të fundit me 7 vite e 4 muaj burg dhe bashkëpunëtorin e tij Xhulian Xhafa me 6 vite e 8 muaj, ndërkohë 11 të tjerë u shpallën të pafajshëm. 

GJKKO ka dhënë vendimet për 13 të akuzuarit për mashtrim me vlerë rreth 7 milion euro të shtetasve gjermanë përmes call center-ave, duke dënuar vetëm 2 shtetas me burg, ndërsa 11 të tjerë u shpallën të pafajshëm.

Erjon Kasmi, i akuzuar për mashtrim kompjuterik dhe për krijim të grupit të strukturuar kriminal është shpallur fajtor dhe është dënuar me 7 vite e katër muaj burg, teksa konsiderohet edhe si një nga personat kyç në aktivitetin kriminal. Me 6 vite e 8 muaj burg u dënua bashkëpunëtori I tij Xhulian Xhafa.

Nërkohë shtetasit Anduel Gjergji, Ariol Zenuni, Denada Bardhi, Emion Orizaj, Ermir Shehu, Eris Kurila, Evis Mahmutaj, Ilir Shkurti, Indrit Tila, Klevin Molla, Skerdi Llupi, u shpallën të pafajshëm. 

TABELA: TË PAFAJSHËM:

1. Anduel Gjergji
2. Ariol Zenuni
3. Eminion Orizaj
4. Eris Kurila
5. Evis Mahmutaj
6. Ilir Shkurti
7.Denada Bardhi
8. Indrit Tila
9. Klevin Molla
10.Skerdi Llupi
11. Ermir Shehu

Sipas SPAK, Erjon Kasmi me 12 persona të tjerë dyshohet se kanë mashtruar nëpërmjet thirrjeve telefonike qytetarë gjermanë duke u zhvatur miliona euro.

Prokuroria ka sekuestruar më herët disa llogari bankare të të akuzuarve si dhe disa pasuri të paluajtshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco