Aksident në aksin Elbasan-Peqin, kamioni përplas dy makina

Aksident në aksin Elbasan-Peqin, kamioni përplas dy makina

17:12, 08/07/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të zonës së Bradasheshit.

Dy automjete dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa bëhet me dije se sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco