Lajmi i fundit

Humb jetën i burgosuri në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet se...

Aksidenti që i morri jetën 8-vjeçares në Lalz, drejtuesi i mjetit kishte vetëm 4 ditë që kishte marrë patentën

Aksidenti që i morri jetën 8-vjeçares në Lalz, drejtuesi i mjetit kishte vetëm 4 ditë që kishte marrë patentën

16:23, 08/07/2024
A+ Aa A-

Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e djeshme në afërsi të Gjirit të Lalzit, ku një automjet përplasi për vdekje për vajzë 8-vjeçare. E mitura kishte ardhur bashkë me prindërit e saj në Shqipëri për pushime, ndërsa ishin nga Sllovenia.

Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin, i cili ëhstë 18 vjeçari Genci Gjura. Ky i fundit u arrestua me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor.

“Sektori i Qarkullimit Rrugor arrestoi në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin G. Gj., 18 vjeç, banues në Tiranë, pasi mbrëmjen e djeshme, në segmentin rrugor “Maminas- Gjiri i Lalzit”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasen S. S., 8 vjeçe, banuese në Sllovaki, e cila humbi jetën në spital”, njoftoi policia lidhur me ngjarjen e rëndë.

Ndërkohë raportohen detaje të reja lidhur me aksidentin që i mori jetën të miturës 8 vjeçare.

Sipas raportimeve, 18 vjeçari që drejtonte makinën kishte vetëm 4 ditë që ishte pajisur me patentë, çka duket se kjo ka qenë arsyeja kryesore që ai nuk ka mundur të manovrojë dhe për pasojë ka përplasur 8 vjeçaren.

E mitura ishte në praninë e prindërve, të cilët kishin ndaluar makinën për të bërë blerje në market. Prindërit kanë qëndruar në makinë dhe kanë dërguar vajzën për të bërë blerje. Në momentin që po kalonte rrugën, 8-vjeçarja është përplasur nga automjeti, ndërsa drejtuesi nuk ka rezultuar nën efektin e pijeve alkoolike apo narkotikëve, pas testeve të kryera.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco