Gjykata e Durrësit/ 15 të arrestuarit paraqiten për masë sigurie, gratë e tyre krijojnë telashe para institucionit

14:32, 08/07/2024
A+ Aa A-

Pak para nisjes së seancës së dhënies së masave të sigurisë për të arrestuarit e dy operacioneve të djeshme “Summer” dhe “Tempulli”, një situatë e pazakontë ka ndodhur në dyert e gjykatës së Durrësit. Bëhet me dije se disa gra janë shfaqur duke bërtitur, madje njëra prej tyre mban dhe një foshnjë në dorë. Po ashtu mësohet se për ndalimin e tyre u desh ndërhyrja e forcave të rendit.

Gjatë operacionit të djeshëm janë arrestuar e ndaluar 15 persona, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco