Aksident i rëndë në Tiranë/ Përplasen dy mjetet, terrorizohen banorët

Aksident i rëndë në Tiranë/ Përplasen dy mjetet, terrorizohen banorët

09:25, 08/07/2024
A+ Aa A-

Aksident te kryqëzimi i urës së Drejtorisë së Policisë në Tiranë.

Një përplasje e fortë u regjistrua mes dy mjeteve, të cilat përfunduan në dy drejtime, një në Lanë dhe tjetri nga ana e dyqaneve në Unazë.

Raportohet se nuk pati të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 1:00, pas mesnatës.

Banorët e zonës tregojnë se janë zgjuar nga gjumi të shqetësuar me përshtypjet se përplasja iu ishte dukur si bombë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco