Lajmi i fundit

LIVE/ Konferencë shtypi e Argita Malltezit me avokatët për të treguar me fakte nënshtrimin politik të drejtësisë

Aksident në Milot/ Makina del nga rruga, lëndohen dy të rinj

Aksident në Milot/ Makina del nga rruga, lëndohen dy të rinj

08:26, 08/07/2024
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë fshatit Fushë-Milot.

Një makinë, me të cilën e udhëtonin dy të rinj, ka dalë nga rruga dhe për pasojë kanë marrë lëndime në trup.

Të rinjtë menjëherë janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Paraprakisht raportohet se dy të rinjtë janë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po mbahen nën mbikëqyrjen e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për sqarimin  e rrethanave të aksidentit./

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco