Lajmi i fundit

LIVE/ Konferencë shtypi e Argita Malltezit me avokatët për të treguar me fakte nënshtrimin politik të drejtësisë

Vrasja e Nikulajt/ Caktohet data e vendimit për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

Vrasja e Nikulajt/ Caktohet data e vendimit për ekstradimin e Edmond Haxhisë dhe 4 britanikëve

07:45, 08/07/2024
A+ Aa A-

Në gjykatën e Londrës përfundoi shqyrtimi kërkesës së shtetit shqiptarë për të ekstraduar nga Britani e Madhe pesë persona të dyshuar se Prill 2023 u përfshinë në vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj.

Tch e ndoqi online këtë seancë gjyqësore nga ku u vendos data 30 korrik për dhënien e vendimit. I kërkuari i drejtësisë shqiptare, Edmond Haxhia nën dyshimin se organizoi vrasjen e Ardian Nikulajt bashkë me pjesëtarët e grupit të vëzhgimit, Thomas Mithan dhe Steven Hunt u paraqitën në gjykatën e ekstradimeve nga burgu Wandsworth në Londër përmes video link.

Nuk preferoi të ishte në gjykatë përmes video link Harry Simpson. E bashkë-akuzuara si pjesë e grupit të vëzhgimit Harriet Bridgeman, nën masën e lirë me kusht, nuk ishte e nevojshme të paraqitej.

Të gjithë bashkë do të jenë prezent më 30 Korrik përballë kreut të gjykatës së ekstradimeve Senior District Judge Paul Goldspring, i cili do të lexojë vendim për këtë çështje të pa precedentë, ku shteti shqiptarë kërkon ekstradimin e katër shtetasve britanik bashkë me shqiptarin Edmond Haxhia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco