43 qytetarë me shenja helmimi dje në spitalin e Bulqizës, dyshime për ujin e pijshëm

43 qytetarë me shenja helmimi dje në spitalin e Bulqizës, dyshime për ujin e pijshëm

07:39, 08/07/2024
A+ Aa A-

Detaje të reja janë mësuar për gjendjen e banorëve të Bulqizës që u paraqitën në spitalin e qytetit për trajtim mjekësor më herët gjatë kësaj të diele, pasi kishin shfaqur shenja helmimi.

Mësohet se në total ishin 43 qytetarë që kërkuan ndihmën e mjekëve, nga këta 35 të rritur dhe 8 fëmijë.

Aktualisht në spital po marrin trajtim vetëm 6 pacientë dhe nuk ka asnjë të hospitalizuar.

Dyshohet paraprakisht se shkak për helmimin e qytetarëve është bërë uji i pijshëm. Nga AKU dhe Instituti i Shëndetit Publik po vijojnë verifikimet duke mbledhur mostra dhe kryer analiza, rezultatet e të cilave do të ndihmojnë për të zbardhur shkakun e vërtetë të situatës së krijuar në Bulqizë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco