Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset polici i rrugores

Aksident në aksin Korçë-Pogradec, plagoset polici i rrugores

08:53, 07/07/2024
A+ Aa A-

Një efektiv policie ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Korçë-Pogradec, në fshatin Çerave, ku një “Mitsubishi” është përplasur me një makinë policie.

Njoftimi i policisë:

Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në fshatin Çërravë, automjeti tip “Mitsubishi” me drejtues shtetasin R. F., 61 vjeç, banues në Çërravë, është përplasur me automjetin e Policisë Rrugore, tip “Volkswagen”, me drejtues punonjësin e policisë në detyrë, shtetasin M. K.

“The Sydney Morning Herald”: Gjirokastra, qyteti i çuditshëm evropian që i përket një ëndrre

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi M. K., i cili ndodhet për mjekim në spital.

Me shtetasin R. F., po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco