Kallashnikov, pistoletë dhe kokainë, dy të arrestuar në Elbasan

Kallashnikov, pistoletë dhe kokainë, dy të arrestuar në Elbasan

10:38, 06/07/2024
A+ Aa A-

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “First”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine, njoftoi sot policia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco