Detaje nga vrasja: Burri nuk e fali lidhjen e ish-gruas me 23-vjeçarin!

Detaje nga vrasja: Burri nuk e fali lidhjen e ish-gruas me 23-vjeçarin!

10:29, 06/07/2024
A+ Aa A-

23-vjeçari Xhimi Bakaj u vra me thikë mbrëmjen e së premtes pas një konflikti me ish-bashkëshortin e gruas me të cilën bashkëjetonte prej pak kohësh.

Burime bëjnë me dije se shkak i kësaj ngjarjeje është bërë divorci mes 39-vjeçarit Xhuljano Mihaj dhe ish-bashkëshortes së tij, e cila prej disa muajsh bashkëjetonte me Xhimi Bakajn.

Gjatë një konflikti fizik Xhuljano Mihaj 39 vjeç, ka goditur me thikë Xhimi Bakajn 23 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, Xhimi Bakaj ka ndërruar jetë në spital. Bluzat e bardha konfirmojnë se i riu ka marrë 3 goditje fatale.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në polici 39-vjeçarin Xhuljano Mihajn dhe po hetojnë lidhur me ngjarjen e rëndë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco