EMRAT/ Fshehën provat e aksidentit, pezullohen dy efektivë të Rrugores

EMRAT/ Fshehën provat e aksidentit, pezullohen dy efektivë të Rrugores

09:47, 06/07/2024
A+ Aa A-

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy punonjës të Policisë Rrugore për shpërdorim detyre.

Bëhet fjalë për Arta Shurbin, 50 vjeçe, dhe Zyber Halili, 57 vjeç, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë.

Në procedim penal është vënë 32-vjeçarja Denisa Gerdeci, e dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”.

Punonjësit e policisë dyshohet se nuk kanë kryer veprimet e duhura proceduriale në përputhje me Kodin Rrugor, për trajtimin e një aksidenti në aksin rrugor Karreç – Tiranë.

Nga hetimet e kryera, rezulton se edhe pse kanë marrë dijeni për ngjarjen, ata kanë fshehur provat dhe faktet penale për aksidentin, duke mos marrë masa për përcaktimin e fajësisë, për të shmangur shkelësin nga përgjegjësia penale dhe administrative.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco