SYRI TV/ GJKKO cakton 2 masa sigurie për Laert Haxhiun, i dënuar përjetë për masakrën e Lushnjës

22:13, 05/07/2024
A+ Aa A-

 

Gjykata e Posaçme e ka njohur Laert Haxhiun dy ditë pas ekstradimit të tij nga Greqia me dy m,asa sigurie arrest në burg.

E para ka të bëjë me masakrën e Lushnjes, me dy viktima e 2 të plagosur, për të cilën edhe është dënuar me burgim të përjetshëm.

Ndërkohë masa e dytë u caktua mbi thëniet e Artan Tafanit, mbi përfshirjen e Haxhiut në të paktën 6 ngjarje të rënda kriminale.

32 vjeçari Lushnjar mohoi përfshirjen në vrasjen e dyfishtë ndodhur në 2017 në Lushnje si dhe njohjen me bashkëpunëtorin e drejtësisë Artan Tafani.

SYRI TV

Laert Haxhiu është njohur këtë të premte me vazhdimin e dy masave të siguerisë arrest në burg nga Gjykata e Posaçme. 32-vjeçari i dënuar me burg përjetë nga shkalla e parë për “Masakrën e Lushnjës” në shtator të vitit 2017, por dhe për ngjarjet e tjera në të cilat është përfshirë, sipas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, doli para Gjykatës shqiptare dy ditë pas ekstradimit nga Greqia.

 Seancat në GJKKO u bënë të ndara, ndërkohë qe vetë Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues për ngjarjen e Lushnjës e gjithashtu edhe për dëshmitë e Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje fare. Haxhiu akuzohet për: “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”, “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Lushnjari u dënua përjetë në prill të këtij viti për vrasjen e Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit si dhe plagosjen  Marjus Xhepexhiut e Bujar Turkut.  Laert Haxhiu u arrestua në muajin maj të vitit 2023 në Greqi dhe mbahej në burgun e Koridhalos, teksa Apeli grek prej janarit kishte vendosur për ekstradimin e tij, ndërsda për 6 muaj, ministria e drejtësisë së Greqisë e mbajti dosjen në tavolinë, për ta firmosur të mërkurën.

Për masakrën e 2017 janë dënuar me burg përjetë Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.

Ndërkohë në 2017 Gjykata e Lushnjës, e ka dënuar Laert Haxhiun me 18 vjet burgim, për veprat penale "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese", mbetur ne tentativë dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Më datë 25 shtator 2016, ka plagosur me armë zjarri shtetasit Xhulio Shkurtin nipin e Aldo Bares dhe Saimo Xheliu.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco