VIDEO/ Ish-bashkëshorti godet me thikë bashkëjetuesin e ish-gruas, arrestohet 39-vjeçari

21:31, 05/07/2024
A+ Aa A-

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit.

Sipas burimeve për SYRI-n, sherri mes ish-bashkëshortit dhe bashkëjetuesit të ish-gruas ka degjeneruar deri në përplasje fizike dhe me pas përdorimin e thikës.

Autor i krimit është 39-vjeçari Xhuliano Miho, i cili është arrestuar nga policia.

I plagosuri ka mbërritur në spital në gjendje të rëndë dhe po merr mjekimin e nevojshëm. Sipas bluzave të bardha, ka marrë të paktën 3 goditje me thikë. 

Fier/ Informacion paraprak 

Rreth orës 21:00, në rrugën "Ramiz Aranitasi", shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital. 

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco