VIDEO/ Ilir Beqaj mbërrin në gjykatë për t'u njohur me masën e sigurisë

09:28, 05/07/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj së bashku me 5 bashkëpunëtorët e tij, të cilët janë ndaluar mëngjesin e djeshëm, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme për t'u njohur me masën e sigurisë.

Ish-ministri është vënë në pranga për abuzime me fondet e BE-së për fatura darkash dhe drekash.

Veç Beqajt kanë rënë në pranga edhe dy persona të tjerë, teksa janë dhënë edhe masa të arrestit në shtëpi dhe detyrim paraqitje. 

Masat e sigurisë janë ekzekutuar për të gjithë, veç Gazment Haxhisë, i cili rezulton jashtë shtetit.

Të arrestuar janë:

Ilir Beqaj

Ermal Kurtulaj

Alfred Nikollaj

Arrest në shtëpi

Gazmend Haxhia

Elton Marini

Detyrim paraqitjeje

Bledar Leka

Bjona Zijaj

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco