Zjarri në Llogara vihet nën kontroll, dyshohet se ishte i qëllimshëm

09:18, 05/07/2024
A+ Aa A-

Forcat zjarrfikëse kanë punuar gjithë natën për të shuar zjarrin që ra pasditen e djeshme në Qafën e Llogarasë, pranë vendit ku hidhen parashutistët.

Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll dhe po punohet për të shuar të gjitha vatrat si dhe po kontrollojnë zonën për të mos pasur aktivizim të flakëve.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrëfikëses, Arben Cara, në një prononcim për median tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

“Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënies. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënia është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore". 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco