Flet Arqile Bollano: Ja si i përfitova 2 pronat, mi dha këshilli bashkiak

Flet Arqile Bollano: Ja si i përfitova 2 pronat, mi dha këshilli bashkiak

09:16, 05/07/2024
A+ Aa A-

Për tjetërsimin e dy pasurive në mënyrë të padrejtë, prokuroria ka marrë në pyetje Arqile Bollanon, kryetarin aktual të bashkisë Himarë, i cili teksa ka dhënë shpjegime ka pohuar se tokën e ka marrë si përdorues faktik, duke ja dhënë Këshilli Bashkiak Himarë.

Në dëshminë e siguruar nga media, Arqile Bollano ka pohuar se:

“…këtë pronë e kam përfituar si përdorues faktik. Unë e kam pasur në përdorim që pas viteve 1990 dhe nuk ka pasur pretendime nga asnjë. Para shumë vitesh unë kam mbjellë edhe disa ullinj në këtë tokë por duke qenë e parrethuar, i ka dëmtuar bagëtia dhe nuk jam marrë më. Kam rënë në dijeni se në vitin 2013 ka dalë një VKM që këto toka që kishim në përdorim të na jepeshin në pronësi.

Kam paraqitur kërkesë në Bashkinë Himarë, duke dorëzuar dokumentet e nevojshme dhe pasi është trajtuar kërkesa dhe është kryer procedura, me vendim të Këshillit Bashkiak Himarë është miratuar lista e përfituesve ku është edhe emri im. Pas kësaj nga Bashkia Himarë më është dhënë AMTP me nr. akti 11, datë 25 gusht 2016 për parcelën me sipërfaqe 4263 m/2 në vendin e quajtur “Vllatorja”, Himarë. Për këtë pasuri sipas ligjit kam aplikuar dhe e kam regjistruar në hipotekën e Vlorës…”.

Hetimet ndaj Bollanos tashmë janë duke u kryer nga SPAK dhe pritet që në ditët në vijim të ketë vendimmarrje dhe për pozicionin e tij penal në këtë çështje./Elton Qyno, ora news/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco