Zjarr i qëllimshëm në fshatin Ramenicë të Beratit, flakët vihen në kontroll në kohë nga forcat zjarrfikëse

Zjarr i qëllimshëm në fshatin Ramenicë të Beratit, flakët vihen në kontroll në kohë nga forcat zjarrfikëse

19:47, 04/07/2024
A+ Aa A-

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme në fshatin Remanicë,në Njësinë Administrative Velabisht në Berat. I favorizuar nga era,zjarri ka përparuar me shpejtësi,duke rrezikuar përhapjen drejt pyllit me pisha.

Pas marrjes së njoftimit,drejt zonës së zjarrit janë nisur shërbimet zjarrëfikëse,me 8 efektivë dhe 2 mjete. Situata është vënë shumë shpjet nën kontroll nga forcat zjarrëfikëse,që përveç lokalizimit të shpejtë të flakëve nuk kanë lejuar përparimin e tyre drejt pyllit me pisha,që ndodhej shumë pranë zonës së zjarrit.

Aktualisht situata është nën kontroll dhe zjarrëfikësit janë duke monitoruar vatrat e zjarrit,për të mos lejuar riaktivizimin e tij. Si pasojë e zjarrit,është djegur një sipërfaqe prej 300 metër katror,me shkurre,ferra e bar të thatë.

Burimet zjarrëfikëse në vendngjarje konfirmojnë se zjarri ka qënë i qëllimshëm dhe se po punohet nga ana e policisë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco