VIDEO/ I shpërtheu bombola e gazit, gruaja në Korçë hidhet nga ballkoni për t'u shpëtuar flakëve

14:41, 04/07/2024
A+ Aa A-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Korçës ditën e sotme. Bëhet e ditur se një bombol gazi ka shpërthyer brenda ambienteve të një apartamenti.

Në momentin që ka ndodhur shpërthimi, në banesë ndodhej një grua e cila ka marrë djegie të rënda në trup dhe në fytyrë.

Situata është rënduar pasi, duke mos pasur mundësi të dilte jashtë, për t’u shpëtuar flakëve gruaja rreth të pesëdhjetave është hedhur nga ballkoni.

Burime nga spitali bëjnë të ditur se e lënduara ndodhet ne gjendje kritike per jeten.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco