Në pranga edhe financieri i Beqajt/ Shkonte në SPAK me makinën e tij

Në pranga edhe financieri i Beqajt/ Shkonte në SPAK me makinën e tij

09:33, 04/07/2024
A+ Aa A-

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja është arrestuar në orët e para të ditës së sotme. Ai është vendosur në pranga së bashku me dy persona të tjerë, Ermal Kurtulaj dhe Albert Nikolla.

Mësohet se oficerët e kanë arrestuar Beqajn rreth orës 07:00, në shtëpinë e tij në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës se Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar. Ai u arrestua pasi dyshohet se ka abuzuar me fondet e Agjencisë Shtetërore të Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, SASPAC, gjatë kohës kur ishte në krye të këtij institucioni.

Beqaj mori postin e kreut të Agjencisë në nëntor të vitit 2022 dhe dha dorëheqjen në nëntor të vitit të kaluar, kur Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion nisi ndaj tij hetimet për koncesionin e sterilizimit.

Një nga personat që u arrestua sot me ish-ministrin Beqaj është edhe Ermal Kurtulaj.

Ermal Kurtulaj njihet edhe si financieri i zotit Beqaj.

Ai përdoret dhe automjetin e zotit Kurtulaj për t’u paraqitur në SPAK, por që dyshohet të jetë pasuri e fshehur e Beqajt.

Kurtulaj është personi që ka firmosur shumë dokumente në emër të Beqajt.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco