Shfrytëzonin fëmijët për të lypur në zonën e plazhit, procedohet tre persona në Durrës

Shfrytëzonin fëmijët për të lypur në zonën e plazhit, procedohet tre persona në Durrës

18:45, 03/07/2024
A+ Aa A-

Tre persona janë proceduat ditën e sotme në Durrës. Bëhet me dije se tre personat me iniciale S. Sh., A. S dhe H. S. shfrytëzonin fëmijët e tyre për të lypur në zonën e plazhit. Gjithashtu Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Shfrytëzonin për të lypur në zonën e plazhit, fëmijët e tyre të moshave 1-3 vjeç, procedohen penalisht 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë patrullimeve të vazhdueshme, me qëllime garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive, kanë konstatuar se disa fëmijë shfrytëzoheshin nga prindërit e tyre, për të lypur në zonën e plazhit.

Për rastet e konstatuara, janë referuar materialet në Prokurori, ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetasit S. Sh., A. S dhe H. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit apelon për prindërit dhe qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme në Kodin Penal, ky veprim dëmton dhe shëndetin psiko-emocional të fëmijës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco