VIDEO/ Piu fotoksinë përpara SPAK duke kërkuar drejtësi - ndërron jetë Pal Trashaj

08:12, 03/07/2024
A+ Aa A-

Historiani Pal Trashaj, ish-kreu i PD në Lezhë, i cili dje piu fotoksinë përpara godinës së SPAK në shenjë revolte për padrejtësitë që i ishin bërë nga drejtësia, ka ndërruar jetë sot. Ai ishte 63 vjeç.

Z. Trashaj kërkonte takim me kreun e SPAK, Altin Dumanin, pasi i kishin marrë shtëpinë, firmat e mikrokredive, në një kohë kur ai pretendonte se e kishte shlyer kredinë ndaj tyre dhe pikërisht këtë fakt donte të denonconte.

Çfarë ndodhi dje

Z. Pal Trashaj është parë në ambientet e jashtme të Prokurorisë së Posaçme prej orës 12;00 të datës 2 korrik. Ai ka komunikuar me disa gazetarë mes të tjerave ka thënë “kam pirë fotoksinë”. Gazetarët i kanë kërkuar me insistim letrën, mbështjellësen, ambalazhin e barnit të pretenduar dhe qytetari nuk e ka dhënë, nuk e ka treguar se ku e kishte.

Një nga gazetarët ka telefonuar policinë dhe ambulancën të cilat kanë mbërritur para dyerve të SPAK. Zotëria dukej i prekur, kishte shenja të diçkaje në buzë, por nuk mund të përcaktoje çfarë.

“Kam kallëzuar zyrtarë të lartë, ish ministra e deputetë dhe këta të SPAK ma kthyen, nuk pranojnë këta të hetojnë. Kërkoj takim me Altin Dumanin, nuk më presin. Kam dokumenta që do tua lë mjekëve para se të vdes”, tha Trashaj.

4 vite më parë Trashaj ka denoncuar shumëfishim të vlerave të kredive që e kanë futur në procese pafund gjyqësore, me përmbarues e banka teksa mësohet se i kanë marrë gjithçka, përfshirë banesë, makinë e prona të tjera.

Sipas informacioneve të fundit për SYRI-n, shtetasi Pal Trashaj, që ka tentuar ti jap fund jetës ditën e sotme para ambjenteve të SPAK, ka mbërritur rreth orës 13 në urgjencën e QSUT me diagnozë intoksikimi.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco