Lajmi i fundit

VIDEO/ Gazment Bardhi mbërrin në SPAK për mesazhet shantazhuese ndaj tij

EMRI/ Gjendet i pajetë në një përrua 65-vjeçari shqiptar në Itali

EMRI/ Gjendet i pajetë në një përrua 65-vjeçari shqiptar në Itali

16:44, 02/07/2024
A+ Aa A-

Një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në shtratin e përroit Bure në Candeglia.

Sipas medieve italiane, shqiptari i identifikuar si Gjon Toma ishte larguar nga shtëpia e tij rreth orës 08:30, mëngjesin e së dielës.

Familjarët e tij u shqetësuan kur nuk po kthehej në shtëpi dhe lajmëruan policinë.

Rreth orës 17:00 të së dielës, gruaja dhe djali i tij bënë një ankesë dhe në mbrëmje zjarrfikësit e komandës Pistoia filluan kërkimin.

Trupi i tij u gjet mëngjesin e djeshëm dhe nuk kishte shenja dhune. Megjithatë pritet autopsia për të zbardhur shkakun e vdekjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco