Zbulohet kush është Redi Doda, dirigjonte nga Durrësi shpërndarjen e kokainës në 6 qëndra banimi në Francë

Zbulohet kush është Redi Doda, dirigjonte nga Durrësi shpërndarjen e kokainës në 6 qëndra banimi në Francë

13:19, 02/07/2024
A+ Aa A-

Një shqiptar me bazë qëndrimi në një fshat të Durrësit, rezulton të jetë njeriu kryesor që ka organizuar dhe më pas trafikuar duke shitur tek grupet e shpërndarjes një sasi të konsiderueshme kokaine.

Ky personazh quhet Redian Doda, i cili nga Shqipëria dhe në Francë, kishte arritur të ngrinte një industri të gjerë të shpërndarjes së lëndëve narkotike, në disa qytete si Savoja, Savoja e Sipërme, Lion, Rhone, Albertville dhe Ain.

Redion Doda, ishte njeriu kyç i këtij grupi që dirigjonte nga Shqipëria të gjithë rrjetin e shpërndarjes së kokainës në zonat e mësipërme të banimit në Francë.

Pjesë e këtij grupi që drejtohej prej tij, ishte Zabit Fisniku nga Dibra dhe 22-vjeçari nga Tirana, Fabi Isaku.

Ndërkohë në Francë,autoritet e këtij vendi në bashkëpunim dhe me prokurorët e SPAK, kanë arritur të arrestojnë 19 persona shqiptarë dhe francezë, që kryenin mbulimin me kokainë të 6 qëndrave urbane në francë.

Ky operacion në Shqipëri është drejtuar nga zv/drejtuesi i SPAK, prokurori Adnand Xholi, i cili rezulton për herë të dytë bashkëpunues me autoritet Franceze.

Herën e parë, bashkëpunimi me skuadrat e hetimit të Francës është kryer me arrestimin e rrjetit të kontrabandistëve të sendeve me vlerë, ku mes të arrestuarve ishte Sokol Idrizaj, shoferi i ish-drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Ndërsa herën e dytë sërisht francezët kanë ngritur skuadra hetimore për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të drogës, ku sërisht punën hetimore kanë preferuar të ndajnë me zv/drejtuesit e SPAK, Adnand Xholi.

Rasti në fjalë vijon të jetë ende në hetim nga të dyja shtetet, pasi ka ende persona të tjerë që nuk janë identifikuar./Elton Qyno. Ora news/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco